Home Sporti Barazim me go...

Barazim me gola, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët

14
0

Partizani merr barazimin e dytë radhazi në kampionat. Ekipi barazoi 1-1 me Egnatian, në takimin e luajtur në “Arenën e Demave” dhe që shkon për llogari të javës së katërt të kampionatit.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, ku pati raste, emocione, gola dhe shumë spektakël. Në minutën e shtatë, të kuqtë kaluan në avantazh falë Bintsouka. Një kryevepër e Fernando Medeiros vendosi ekuilibrat në minutë ne 23-të, pas një goditje fantastike, një koordinim perfekt, me topin që ishte i pamundur për t’u kapur nga portieri.

Ekipi nga Rrogozhina fitoi 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë të Fangaj dhe për t’u akorduar fillimisht u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR. Njeriu-gol i Egnatias, Dwamena u ndal nga portieri Alban Hoxha në fundin e pjesës së parë, duke i pritur kështu penalltinë sulmuesit.

Për të vërtetuar se nuk ishte nata e Dwamena-s u desh të vinte minuta e 78-të, kur ai sërish nuk gjeti shënjestrën e duhur për të përmbysur ndeshjen. Në fund Sota pati një shans të artë por nuk e shfrytëzoi si duhet, me ekipet që duhet të kënaqeshin me nga një pikë. Egnatia është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet në vendin e pestë me 5 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit