Home Sporti Boterori i Katarit Barazim spekt...

Barazim spektakolar mes Serbisë dhe Kamerunit, 3-3 (VIDEO)

627
0

Serbia dhe Kameruni kanë luajtur një duel spektakolar që do të mbyllej në shifrat 3-3. Pavarësisht dominimit të serbëve në minutat e para, Kameruni do të kalonte në avantazh në minutën e 29-të me një gol të shënuar me kokë nga Castelleto.

Serbia ndërkohë do të reagonte maft mirë duke përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë. Pavlovic dhe Milinkovic-Savic do të shënonin dy gola të shpejtë duke shokuar kamerunasit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mitrovic thelloi avantazhin e skuadrës së tij, pasi mori një asist nga Zivkovic. Pra Serbi-Kameruan 3 me 1. Por Kameruni ndërkohë do të zgjohej disa minuta më pas duke shënuar dy gola për dy minuta.

Në minutën e 64-t, sapo hyri në fushën e lojës, Vincent Aboubakar realizoi një gol shumë të bukur me parabël përballë portierit. Fillimisht u mendua për pozicion jashtë loje, por VAR konfirmoi golin si të rregullt.  Dy minuta më pas Aboubakar u bë sërish protagonist duke shërbyer për Choupo-Moting që do ta kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Të dyja skuadrat marrin pikën e parë në Katar 2022 dhe rrezikojnë shumë për në fazën tjetër. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2022 WORLD CUP Group Stage FINAL SCORE Serbia 3 Cameroon 3 Group G Standing POS TEAM 1 GP Brazil w D 2 L 1 GF GA 1 Switzerland 0 GD 3 0 PTS 1 2 1 0 Cameroon +2 o 4 o 3 1 2 o Serbia 0 1 +1 3 1 3 2 4 0 1 -1 1 1 3 5 -2 1 Top two teams in each group advance to the knockout round Standing through Nov. 28, at conclusion of this match."

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit