Home Sporti Barcelona fit...

Barcelona fiton me “poker” ndaj Cadiz, por kishte frikë dhe ankth për një tifoz (VIDEO)

162
0

Barcelona ka arritur një fitore të thjesht 4-0 ndaj Cadiz, duke vijuar ecurinë fantastike.  Një ndeshje e mbushur plot emocione dhe me ankth në fundin e saj.

Gjithçka u duk normale deri në minutën e 83’, me katalanasit që kishin dominuar dhe realizuar 2 gola deri në atë moment, me De Jong  në minutën e 55-të dhe Lewandowskin në minutën e 64-t.

Pak minuta nga fundi solli ndërprerjen e takimit pasi një tifoz i katalanasve, i cili raportohet se ishte në moshë të thyer pësoi atak kardiak, ndërsa të bijës së tij pas këtij momenti i ra të fikët.

Tifozi mori menjëherë ndihmën e mjekëve të Barçës e më pas edhe të Cadiz, por për rreth 40 minuta situata ishte shumë e vështirë, pasi nuk po mundnin ta mbanin në jetë.

Në fund mjekët ia dolën të ishin heronjtë e mbrëmjes së kësaj të shtune, duke shpëtuar tifozin e sëmurë dhe më pas e dërguan në spitalin më të afërt nga stadiumi “Estadio Nuevo Mirandilla”, për të dhënë më pas lajmin e mirë se ai e kaloi rrezikun e jetës.

Pas rifillimit të takimit, Ansu Fati shënoi golin e tretë, i shërbyer me portën e boshatisur nga Leëandoëski. Në shtesë, Dembele shënoi golin e katërt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit