Home Sporti Barcelona i k...

Barcelona i ka 52 milionë euro borxh Lionel Messit

7
0

Barça i ka borxh 52 milionë euro Messit, sipas gazetës spanjolle “Sport”. Shifra korrespondon me pagesën e shtyrë të rrogave të lojtarëve të skuadrës së Barçës, e cila u ra dakord gjatë fazës së Bartomeut si president.

Pakti u arrit për t’u përballur me garancitë e situatës serioze ekonomike që klubi po kalon që nga pandemia covid-19. Avokatët e klubit dhe lojtari argjentinas po negociojnë pagesën e këtyre 52 milionëve, të cilat klubi katalanas do të duhet të ja paguante gjatë vitit 2021 dhe 2022.

Edhe pse Messi dhe Barça kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre, portofoli i ish-kapitenit të Barçës nuk është mbyllur plotësisht. Shumë prej 52 milionë eurove, duhet të shlyet si pjesë e marrëveshjes me disa futbollistë të skuadrës, me anë të së cilës ata ranë dakord të ulin pagën e tyre në këmbim të mbledhjes së pjesës së mbetur në vitet e ardhshme dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë ekipin nga pikëpamja ekonomike.

Bartomeu kur mori presidencën e klubit katalanas u shpreh se borxhi i klubit arrinte në 52 milionë euro, por pas auditivit shifra thuajse u dyfishua duke arritur shifrën e 487 milionë eurove. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit