Home Magazine Bardh Spahia ...

Bardh Spahia i pagoi shpenzimet e spitalit në Itali për djalin e sëmurë, prindi: Nuk mund t’ja shpërblej

6
0

Hamdi Skeja, ka shprehur mirënjohje ndaj ish-kandidatit për deputet të PD-së, Bardh Spahia, pasi ky i fundit i mbuloi shpenzimet që djali i tij i sëmurë të kryente operacionin në Itali.

Sipas Skejës, disa vite më parë ishte Spahia që i zgjati dorën duke i mundësuar që djali i tij i sëmurë që asokohe ishte sëmurë do të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës, “Istituto Giannina Gaslini.

Skeja shpreh falënderimet ndaj Bardhit, teksa ky i fundit i ka afruar sërish ndihmë për djalin nëse do të ketë nevojë.

Një takim malli, takim mirënjohje!

Ekzistojnë momente që nuk përshkruhen, ekzistojnë edhe momente që shkruhen në Histori.

Ka histori që bejnë njerezit e mëdhenj, e për ketë nuk kam dyshuar kurrë që nuk ekzistojnë!

Në momente trishtuese ndodh që të japin një krahë njerezit që njeh, kjo ndodh sepse ju dhimbsesh! Por, kur ndodh që të japin të dy krahët njerez që nuk i njeh, nuk të njohin, nuk i ke takuar kurrë, s’të kanë takuar kurrë.

Kjo shpjegohet vetem me një sqarim krejt të qartë.

-Njerez që të japin të dy krahet, të ngrejnë lartë, të thonë që do t’ja dalim, të thonë se ti je prind për t’u marr shembull. Të thonë se do t’ja dalësh dhe më pas bëjnë edhe ëndrrat tua realitet. Ato ëndrra që netëve i ke vaditur me lutje të lotshme, ditëve i ke mbytur në lutje shpirti!

E kujt nuk i kujtohen ditët, netën e mia të ulërimave para dy vitesh? Atëherë kur jeta e tim biri numrohej me numrator gishtash?

Të gjithë jemi dëshmitarë!

Edhe pse shumë janë dëshmitarë, shumë u shkundën, e shumë heshtën.

-Në luften time për jeten e Botes time-Aldos, do të vinte krejt spontanisht, krejt rastësisht, pa e njohur, pa e takuar, pa folur kurrë.

(I pari takim që u ulem ishte sot)

Kur ne Celularin tim më vjen një sms , e hapa atëherë dhe çfarë të lexoja?!

Ishte gazetarja Klaudia Malaj ku më njoftonte se Dr Bardhi kërkonte kontakt me mua!

Kontaktuam dhe vijoj kjo urëlidhëse virtualisht deri sot!

Unë bashkë me Aldon shkuam në Genova atëherë, kryem ekzaminimet (të gjitha) me shpenzimet nga xhepi i Dr Bardhit. Dhe e dini çfarë tha sot?!

-Nëse do ta çosh edhe njëherë te Istituto Giannina Gaslini më thuaj, e kemi rrugën e hapur Hamdi! Jam gati, vazhdoi… jam gati kur t’më thuash, dhe si të duash.

Mendoj që njerëz të tillë, me shpirt kaq human, lindin dhe rrugës vetëm se u shtohet humanizmi, njerëzilleku, mirësia dhe mbjellja e saj!

Sot dita ishte e dielltë si dielli i shpirtit të Dr Bardhit. Siç edhe mund të duket në Fotografi!

Unë nuk mund t’ja shpërblej, di dhe besoj se Zoti e ben në mënyrat e tij!

Biseduam gjatë sot, për gjithçka, për çdo gjë!

Por e gjithë biseda shkonte nga shkonte ndalej shpesh, Dr Bardhi, duke u interesuar për shëndetin e Aldos, për përmirësimin dhe shërimin e plotë!

Zoti derdht bekime pafund për ty, shembullorë, për Familjen tende të bukur, për njerëzit që ke përzemer!

Përulësisht dhe përjetësisht,

MIRENJOHJE Dr Bardh Spahia !

Hamdi Skeja !”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit