Home Aktualitet Barrikadat, K...

Barrikadat, Kurti mbledh gazetarët: Krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten

116
0

Pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, në fjalën e tij të mirëseardhjes në pritjen e fundvitit për gazetarët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se “serbët vetë i vunë barrikadat e vetë i hoqën ato”. Kurti thotë po ashtu edhe se “janë lodhur kot ata të cilët e bllokuan veten”.

Postimi i plotë

Të nderuar gazetarë, ju uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht për gazetarët nga Ukraina, me ç’rast e ritheksojmë se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë evropian.

Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente.

Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.

Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë.
Barrikadat po hiqen.

Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten.

Në këtë vit që po e lëmë pas, për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide: heqjen e TVSh-së. I falënderojmë.

Tash viti 2023 duhet të jetë vit i Vetting-ut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenie qytetarëve.

Ju faleminderit e gëzuar!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit