Home Aktualitet Basha: Berish...

Basha: Berisha mund t’i shpallë luftës Amerikës, por jo në emër të PD. Kuvendin e thërras më 18 dhjetor

428
0

Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka thënë se Sali Berisha mund t’i shpallë luftës Amerikës, por këtë nuk mund ta bëjë në emër të PD-së. Po ashtu kreu Basha ka bërë me dije gjatë mbledhjes së Kuvendin Kombëtar e thërret më 18 dhjetor dhe jo më 11 dhjetor siç e kërkon Sali Berisha.

”Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për t’i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor”.

Po ashtu Basha kritikoi edhe ”Foltoren”, si dhe nënvizoi faktin se Berisha nuk mund të përdorë PD në luftën kundër SHBA-së, pas shpalljes ”Non-Grata”.

”Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me PD, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA t’ia imponojë partisë si problem të PD. Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting me datë 11 dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Lideri historik ka mbledhur 4200 firma për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Përveç se politike, beteja Berisha-Basha tashmë është edhe procedurale, pasi firmat janë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Sekretari i Përgjithshëm kërkon protokollimin dhe verifikimin e tyre, si dhe thirrjen e Kuvendit përmes mbledhjes së kryesisë së partisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit