Home Aktualitet Basha do të f...

Basha do të fillojë spastrimet në PD

13
0

Lulzim Basha e mori prapë PD-në. Pas copëtimit me Berishën, ku Luli mori pakicën e elektoratit dhe shumicën e grupit parlamentar, tani punët janë rrokullisur edhe më keq. Basha mori PD-në juridikisht por ka humbur shumicën e grupit parlamentar demokrat. Ndërkohë që nga 75 mijë anëtarë të PD, Basha llogarit një të tretën e tyre.

Pra PD është tkurrur sa nuk mban më. Por me sa duket në 2 shtator ai po synon ndryshimin e krejt Këshillit Kombëtar të PD, duke e futur nën kontroll partinë dhe indirekt ikin ose përjashtohen deputetët antiBasha në PD-në zyrtare.

Nuk po flasim sot për PD e Berishës pasi ajo është tjetër mesele e ngatêrruar sa në asnjë palë zgjedhje nuk futen dot me emrin PD, sepse e mori Basha përfundimisht.

Duket se Berisha nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të krijojë një parti të re, natyrisht me anëtarsinë e vjetër.

Ndërkohë Basha po nxiton që Kuvendin Kombëtar të PD ta zhvillojë para fillimit te sesionit të ri parlamentar me qëllimin e vetëm që grupin parlamentar ta drejtojë vetë dhe mbyllë të gjitha shtigjet gjyqësore të palës se Gazment Bardhit.

Me këtë rast u çon mesazh deputetëve të PD të cilët nuk shkojnë me Berishën që të kthehen pasi ai do të jetë që do të hartojë listat për deputet me vonë.

Turravrapi i Bashës që ti mbyllë Kuvendin dhe organet e reja drejtuese brenda fillimshtatorit ka mundësi të ketë lidhje me disa informacione se Edi Rama do ta fusë vendin në vjeshtë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sido të jetē Basha e mori prapë PD-në.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit