Home Aktualitet Basha: Do të ...

Basha: Do të hyjmë në Parlament, lufta jonë edhe brenda edhe jashtë tij

6
0

Për herë të parë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri në shtator. Teksa ndodhej në asamblenë e Partive Popullore Europiane në Bruksel, deklaroi se lufta e PD-së do të jetë si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit.

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit