Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kandidati shqiptar për deputet: Ja kush e fiton garën për President

380
0

Kandidati për deputet nga Fronti Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani thotë se nga rezultatet e para është e qartë që fituese për President të vendit është kandidatja e partisë opozitare, VMRO-DPMNE.

”Këto zgjedhje kanë qenë mjaft të ngarkuara në të gjitha aspektet sidomos në bllokun shqiptar. Sa i përket qytetarëve është kaluar pragu prej 40% për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Fronti Evropian është në epërsi për momentin. Për Presidentin, është e qartë se fituese është kandidatja e VMRO-DPMNE.

Unë jam kandidat nga Fronti Evropian dhe mund të them se jemi në epërsi në të gjitha vendvotimet. Shumica e shqiptarëve që kanë sado pak ndërgjegje nuk e kanë hedhur fletën në kutinë e votimit për President për shkak të deklarimeve të kandidates për Presidente. Së pari numërohen votat për President pastaj për deputetë. Presim për disa orë të kemi rezultatet”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit