Home Aktualitet Basha mesazh ...

Basha mesazh Berishës: Nuk do të kursehet askush që linçon apo dëmton PD-në

257
0

Lulzim Basha vijon me akuzat ndaj Sali Berishës, duke thënë se ngriti ”Foltoren” për të përdorur Partinë Demokratike si mburojë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për ”Ora News”, kryetari i PD-së e cilëson Berishën si një individ që ka nisur një lincim brenda familjes së tij poltike.

Do të përjashtohet Berisha?

BASHA: Përgjigjja ime ishte e qartë. PD e unë si kryetar nuk mund të veproj me nëse. Detyrimet e mia janë të gdhendura në statut.

Nëse Berisha e nisi betejën për statutin, demokracinë e brendshme e po del aty ku nisi zanafilla e saj për të përdorur PD-në si mburojë të “nongratas” të SHBA-së.

Nëse në funksion të saj përveç linçimit, gjuhës përçarëse përpjekjes për të shfokusuar aksionin e PD-së kundër regjimit të Edi Ramës do i shkojë deri në fund duke mos njohur organet legjitime e vendimet legjitime, padiskutim statuti do funksionojë njësoj për të si për çdo anëtar të PD-së, nga anëtari më i ri tek kryetari i PD-së dhe çdo ish kryetar i PD-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit