Home Bota BE hapi negoc...

BE hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës, Zelensky: Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri

238
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për vendimin e Këshillit Europian që garanton hapjen e negociatave drejt BE-së për Kievin. Ai përgëzoi edhe Moldavinë për të cilën po ashtu u hapën negociatat për anëtarësim në BE.

“Vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë është miratuar. Falenderoj të gjithë ata që punuan që kjo të ndodhë dhe të gjithë ata që ndihmuan. Përgëzoj çdo ukrainas për këtë ditë. Përgëzoj gjithashtu Moldavinë dhe personalisht Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri”,- shprehet Zelensky në rrjetin social ”X”.

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e për anëtarësimin në BE për Ukrainë dhe për Moldavinë. Ndërsa Gjeorgjisë i jepet statusi i vendit kandidat. Lajmin e bëri me dije vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit