Home Sporti Boterori i Katarit Belgjika humb...

Belgjika humbi ndaj Marokut, por në Bruksel tifozët marokenë shkatërrojnë qytetin (VIDEO)

1627
0

Në rrugët e Brukselit shpërthyen trazirat gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror kur luante Belgjika me Marokun. Policët u vërsulën dhe hodhën gaz lotsjellës, ndërsa tifozët e tërbuar nga Maroku hodhën fishekzjarrë, thyenin makina dhe u vunë flakën skuterëve. Ata po festonin se fitoi Maroku, ndërsa janë strehuar dhe hanë bukë nga shteti belg.

100 policë u përplasën me tifozet marokenë që kanë emigruar në Belgjikë, pasi ndeshja përfundoi me një humbje 2-0 për belgët. Pra Belgjika humbi thellë ndaj ekipit modest të Marokut.

Pamjet tronditëse treguan makina që digjen nga marokenët në mes të rrugës dhe tifozët e tërbuar që thyenin xhama përpara se ta përmbysnin ato. Video të tjera treguan mbështetësit marokenë të veshur me flamuj teksa vraponin nëpër rrugë.

Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close dënoi dhunën dhe paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë në qendër të qytetit pasi forcat e policisë do të përdornin dhunën e shtetit ligjor.

Ja tabela e klasifikimit në grupin ku luan Belgjika:

Ekipi belg ndodhet në vend të tretë dhe rrezikon të mos shkojë më tej në botëror sepse ndeshjen e fundit e ka me Kroacinë e ku zor se mund të fitojë. Ndërsa Maroku do të luajë me Kanadanë ku ka shanset të fitojë, por edhe barazimi e kualifikon ekipin maroken, nëse Belgjika nuk fiton kundër Kroacisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit