Home Bota Benzema ikën ...

Benzema ikën nga Real Madrid. Klubi ka përgatitur një lamtumirë për sulmuesin që ka bërë epokë

231
0

Karim Benzema i thotë lamtumirë Real Madridit. Sulmuesi francez ka njoftuar zyrtarisht klubin se do largohet nga Galaktikët për të shkuar në Superligën e Arabisë Saudite.

Ai do të nënshkruajë një kontratë për dy sezone për një total prej 200 milionë eurosh me Al-Ittihad dhe gjithashtu do të marrë një bonus për të qenë ambasador i ofertës saudite për Kupën e Botës 2030.

Largimin e Benzema e ka konfirmuar edhe Real Madrid në një komunikatë për mediet. Francezi i shprehu presidentit Florentino Perez dëshirën për t’u larguar. Nuk është vetëm për arsye ekonomike.

Real Madrid ka përgatitur një lamtumirë për sulmuesin që ka bërë epokë. Do të jetë në Bernabeu i rrethuar nga të gjithë trofetë që ai ka fituar në këto pesëmbëdhjetë sezone me Realin. “Topi i Artë” i këtij sezoni zhvilloi 647 ndeshje dhe shënoi 353 gola me Realin, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm (24).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit