Home Sporti Berisha: Fito...

Berisha: Fitorja ndaj Hungarisë na ka dhënë vetëbesim, mund të bëjmë gjëra të mëdha

195
0

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha u shpreh se Shqipëria mund të bëjë gjëra të mëdha, pasi këtë e kanë dëshmuar edhe në ndeshjen e fundit që zhvilluan ndaj Hungarisë, që i ka rritur edhe vetëbesimin. Ai theksoi se do të nisen drejt stadiumit nesër me të njëjtin ritëm si në ndeshjen e parë në Elbasan.

Ndeshja pa tifozë – Kemi luajtur gati dy vite pa tifozë dhe ishte trishtim të luhet pa tifozë dhe tani që u kthyem sërish do të luajmë pa tifozë. Unë mendoj që futbolli në fund të fundit është për tifozët dhe edhe një fitore po të jenë tifozët, është shumë e madhe. Edhe ne kënaqemi më shumë po të jenë tifozët. Por jemi shumë të përqendruar në ndeshjen e nesërme dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, por mendojmë të bëjmë lojën dhe të marrim fitoren.

E vazhdojmë aty ku e kemi lënë? – Mendoj që këto ndeshje që kemi bërë na kanë ndihmuar shumë dhe të shikojmë edhe nivelin e kundërshtarit. Jemi shumë të sigurt që mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe e kemi dëshmuar dhe kjo fitore me Hungarinë na ka ndihmuar shumë dhe na ka dhënë edhe më shumë vetëbesim për të vazhduar ëndrrën tonë. Unë shpresoj që nesër të marrim edhe një fitore të radhës që do të jetë diçka edhe më e madhe dhe shumë më shumë i afrohemi ëndrrës sonë dhe më pas edhe ndeshja ndaj Polonisë do jetë më e lehtë për ne.

Pikat e forta të Hungarisë dhe çfarë prisni nesër? – Edhe më herët e kam thënë që Hungaria ka lojtarët shumë cilësorë por arma e tyre më e fortë është grupi. Nuk kanë yje që spikasin por si skuadër, si grup, kanë bërë gjëra të mira. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Ne kemi fituar në ndeshjen e parë dhe do të nisemi nga ajo edhe këtë radhë. Në Elbasan bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje ashtu si dhe në sulm ku krijuam shumë raste, kështu që shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit