Home KRYESORE Berisha lësho...

Berisha lëshon thirrjen: Të gjithë demokratët dhe opozitarët nesër në Tiranë drejt Kuvendi Kombëtar!

536
0

Gjithçka po merr trajtën e një përballje të madhe dhe finale mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha po merret me Kuvendin dhe mbarimin e tij me sukses, e ku më pas do të fillojnë protestën e madhe kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, mësohet se Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi janë të vendosur që bashkë me Policinë e Shtetit të mos lejojnë që pas Kuvendit Kombëtar në stadiumin “Air Albania” të hyjnë delegatët si dhe KOMISIONI DREJTUES i PD-së në zyrat e PD-së. Pra nuk do të lejojnë Berishën, delegatët e simpatizantët të futen në selinë blu.

Po kështu Policia e Shtetit ka marrë urdhër të mbrojë Lulzim Bashën dhe grupin e tij në PD.

Ndaj duket se nga përballja me njerëzit e Bashës dhe Policinë e Shtetit pas Kuvendit do jetë e vështirë për Berishën që të hyjë në selinë qendrore të partisë, aq me tepër që Kuvendi Kombëtar nesër do ta shkarkojë Bashën si kryetar.

Basha akoma mban vulën e partisë dhe se kryeministri Rama ka interes të mbrojë Bashën në këtë përballje për jetë a vdekje mes Berishës dhe Bashës.

Ndaj duke parë se policia e shtetit po anon nga Basha si dhe që po mblidhen me shumicë njerëzit e Bashës te selia blu për të bllokuar drejtuesit e rinjë të PD-së të hyjnë brenda, përkrahësit e Berishës kanë lëshuar sonte thirrjen HAJDENI NESER TE GJITHE NE TIRANE!

Mësohet se u është kërkuar demokratëve dhe çdo njeriu antiqeveri të vijnë në Tiranë këtë të shtunë.

Përfaqësues të dy palëve nuk pranuan të flisnin për temën e përballjes fizike nesër pas Kuvendit.

Por nëse Berisha ka shumë mbështetës në stadium dhe rreth tij ka mundësi që policia e shtetit të mos futet në këtë përplasje mes palëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit