Home Aktualitet Berisha me ma...

Berisha me masë të lehtë nga SPAK, Spahiu: Dënimi i tij mund të sillte përplasje të forta politike

62
0

Analisti i njohur, Kreshnik Spahiu tregon pse sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha nuk u dënua, por mori vetëm një masë të lehtë sigurie nga SPAK. Ai thotë se dënimi i Berishës, mund të sillte përplasje të forta politike.

”Në rastin e Sali Berishës kemi një rast sui generis, që është bërë përjashtim. Pra ndonëse vepra penale e parashikon 4-12 vjet heqje lirie, me burg, masa e sigurimit është shumë e lehtë, thjesht një detyrim për paraqitjeje. Për rastin e moshës mund të ishin kujdesur t’i vendosnin një arrest shtëpiak.

Unë nuk paragjykoj punën e prokurorisë, por shoh një lehtësim të punës së deputetëve për të shmangur një lloj debati parlamentar që mund të agravonte në një krizë të fortë, përplasje politike. Uroj mos jetë kështu.

Nëse i pandehuri nuk e pranon dhënien e pasaportës dhe nuk pranon detyrimin për t’u paraqitur në prokurori, atëherë ligji e detyron prokurorinë që të paraqesë në gjykatën speciale një kërkesë për masë me të ashër që në këtë rast është arresti në shtëpi. Nëse Berisha nuk paraqitet në prokurori, ligjërisht duhet t’i ndryshohet masa”, deklaroi Spahiu në emisionin Shqip në ”DritareTv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit