Home Aktualitet Berisha: Të r...

Berisha: Të rrëzojmë Ramën me grevë masive kombëtare

399
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje shqiptarëve për t’u ngritur në greva dhe protesta.

Berisha tha se koha nuk pret pasi Parlamenti ka marrë fund.

Deklarata e Berishës:

“U bëj thirrje pedagogëve të ngrihen, të mos lënë një copë injorant t’u tregojë dijet. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi. Greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie. U bëj thirrje policëve që mashtrohen nga mëngjesi deri në darkë dhe trajtohen si qenie inferiore. E dëgjuat Panganikën si i drejtohej varësit të tij në zyrë. I bëj thirrje punonjësve të administratës. Grevë dhe vetëm grevë.

Ora thërret, koha po vjen. Duhet të jemi në lartësi dhe jo të vijojmë. I bëj thirrje taksistëve. I bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës. Bordet komuniste kanë rritur çmimet më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Nxënësve të gjimnazit. Koha nuk pret”, u shpreh Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit