Home Bota Biden në Flor...

Biden në Florida, premton rimëkëmbje për zonat e prekura nga stuhia

24
0

Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar përpjekje maksimale për rimëkëmbjen e zonave të goditura nga uragani Idalia në Florida. Një ditë më parë kreu i shtëpisë së Bardhë vizitoi nga afër dëmet e uraganit Idalia në këtë zonë, por ai nuk u takua me guvernatorin republikan të shtetit dhe kandidatin për president të vitit 2024, Ron DeSantis.

“Ne nuk kemi ndonjë plan që guvernatori të takohet me presidentin. Në këto komunitete rurale, dhe kaq shpejt pas uraganit, vetëm përgatitjet e sigurisë që do të shkonin në ngritjen e një takimi të tillë do të mbyllnin përpjekjet e vazhdueshme për rimëkëmbje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i DeSantis Jeremy Redfern.

Vizita e Biden kërcënoi të përfshihej nga përplasjet politike pasi guvernatori Ron DeSantis zgjodhi të mos takonte Biden në udhëtimin e tij. DeSantis deklaroi më herët se prania e Biden mund të pengonte përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive. Biden, i cili ka folur me DeSantis disa herë këtë javë, kishte thënë se do të takoheshin personalisht.

Në vizitën e tij Biden gjithashtu donte të kujtonte masakrën e fundit të Jacksonville, duke e cilësuar atë “një akt terrorist të kryer nga urrejtja racore”. Por “urrejtja, racizmi, terrorizmi politik nuk do të mbizotërojë në SHBA”, siguroi ai, duke paralajmëruar se “heshtja është bashkëfajësi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit