Home Aktualitet Borrell: BE d...

Borrell: BE do të vendosë kushte për bashkëpunim me talebanët

11
0
Taliban fighter (C) is seen surrounded by locals at Pul-e-Khumri on August 11, 2021 after Taliban captured Pul-e-Khumri, the capital of Baghlan province about 200 kms north of Kabul. (Photo by - / AFP)

Bashkimi Evropian do të vendosë kushte për të punuar me regjimin taleban, për të ofruar ndihmë për popullin e Afganistanit. Kështu ranë dakord ministrat e jashtëm evropianë në Slloveni të premten, pa e bërë të qartë se çfarë do të bënin nëse linjat e tyre shkelen.

“Për të mbështetur njerëzit e Afganistanit, do të na duhet të flasim me qeverinë e re të Afganistanit,” tha Josep Borrell, ministri i jashtëm i Bashkimit Europian.

“Talebanët duhet fillimisht të sigurojnë që Afganistani të mos presë terroristë të cilët mund të fillojnë sulme ndaj vendeve të tjera, si në të kaluarën, nëse duan bashkëpunim dypalësh,” tha Borrell.

Regjimi i ri duhet të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave dhe lirinë e shtypit. Të formojë një qeveri gjithëpërfshirëse, të lejojë qasje të papenguar në ndihmën humanitaretalib

dhe të lejojë shtetasit e huaj dhe afganët më të prekshëm të largohen nga vendi, shtoi spanjolli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit