Home Aktualitet Bullgaria ven...

Bullgaria vendos në Janar për veton e Shkupit, edhe Shqipëria sytë nga Sofja

215
0

Këshilli konsultativ bullgar për siguri nacionale (KSNS) lidhur me temën mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut, për cështjen e negociatave do të thirret në gjysmën e parë të janarit.

Këtë e bëri të ditur presidenti bullgar Rumen Radev para gazetarëve pas solemnitetit në të cilën Komisioni qendror zgjedhor u dorëzoi certifikatat presidentit dhe nënpresidentit të zgjedhur të Bullgarisë.

“Me rëndësi është të kemi qëndrim, edhe partitë do të kenë qëndrim të qartë për atë se çka duhet bërë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por duke pasur parasysh dhe respektuar interesin nacional bullgar”, ka deklaruar Radevi.

Me sytë nga Bullgaria është edhe Shqipëria, pasi vetoja e Sofjes për Shkupin bllokoi edhe Tiranën për negociatat, pasi dy vendet e Ballkanit janë projektuar për të ecur së bashku në rrugën e integrimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit