Home Aktualitet Bumçi: Rama k...

Bumçi: Rama kërkon të nxisë urrejtjen ndaj BE-së, i pari kryeministër që vepron kështu

54
0

Komisioni Europian vlerësoi Shqipërinë në progres raportin e fundit, duke bërë thirrje edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, thotë se kryeministri Edi Rama kërkon që të fajësojë BE dhe vendet anëtare për mos hapjen e negociatave për 8 vite. Bumçi nënvizon se Rama është kryeministri i parë në Shqipëri që kërkon të nxisë urrejtje ndaj BE.

”As Nano, as Berisha, Majko dhe Meta nuk kanë pasur asnjëherë këtë gjuhë ndaj BE. Rama është kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një gjuhë të ashpër, që nuk i përket shqiptarëve. Gjuha që përdor Rama është kërcënuese ndaj BE, dhe duke nxitur ndjenja anti-europiane. Rama e vë topin te ata dhe asnjëherë tek vetja. Madje ka bërë kërcënime që Shqipëria kërcënohet nga radikalizmi islamik, e pavërtetë nuk ka një rrezik të tillë. Nuk mundet Kryeministri i vendit ta shfaq vendin e tij si një vend ku ka rrezik të islamizmit radikal”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit