Home KRYESORE Çdo bëjë nesë...

Çdo bëjë nesër Berisha kur të zgjidhet sot?

1285
0

Sot ka votime në krejt Shqipërinë për kryetarin e ri të PD. Votimi po bëhet bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë e ku pritet vendimi i gjykatës së Apelit Tiranë.

Berisha e ka kontestuar vendimin e pritshëm të Apelit që me gjasa do t’ia kalojë PD-në, grupit Basha-Alibeaj, që realisht do të jetë diçka pa kuptim, sepse baza demokrate është me ish-liderin e tyre Sali Berisha.

Ndërkohë sot vazhdon votimi në degët e PD-së në rrethe për emrin e kryetarit të ri, por që pa asnjë hezitim fiton Sali Berisha.

Pyetja shtrohet se çdo bëjë ish-kryeministri nga dita e nesërme? A do të fillojë protestat e mëdha kundër kryeministrit Rama siç ka premtuar apo do presë vendimin e Apelit? A do ta mbajë fjalën që ka dhënë se do të përbashkojë çdo element e pjestar të shoqerisë që janë kundër Ramës?

Apo Berisha do të vazhdojë vetëm me facebook dhe konferenca shtypi?!

Në PS janë të frikësuar nëse Berisha fillon menjëherë valën e protestave pa ndalesë sepse në shtator fillon edhe Ilir Meta lëvizjen e tij.

Po që se ish-kryeministri nga nesër fillon e mban fjalime nga selia blu dhe nuk thërret popullin opozitar, ka mundësi që gjykata e apelit Tiranë të nxitojë për t’ia dhënë vulën, emrin, siglen dhe zyrat grupit kundërshtar, por pa anëtarë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit