Home Aktualitet Çfarë nuk u p...

Çfarë nuk u pa në kamera në mbledhjen e PD! Nga 23 minutat e Berishës te hezitimi i Bardhit

9
0

Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje së bujshme pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekran.

Edhe pse ishte i ftuar aty, Sali Berisha u paraqit në mbledhje me më shumë se 20 minuta vonesë duke i lënë 43 deputetët e PD-së të presin futjen e tij në sallë. Berisha njihet në publik dhe rrethin e tij të ngushtë si njeri që i respekton oraret, plus kësaj nuk kishte edhe ndonjë agjendë tjetër në atë moment duke bërë që vonesa e tij të lexohet si mesazh ndaj deputetëve.

Çuditërisht, as Gazment Bardhi nuk e nisi mbledhjen pa shkuar Berisha duke ngjallur reagime mes disa deputetëve. Ferdinand Xhaferaj u ngrit dhe iku nga mbledhja teksa po prisnin të vinte Berisha. Deputetët e tjerë vijojnë pritjen edhe për 7 minuta dhe Berisha futet në sallë me Flamur Nokën në krah duke bërë që tashmë Bardhi të nisë mbledhjen.

Më shumë se për demokratët, veprimi i Berishës mund të lexohet edhe një mesazh për ndërkombëtarët për të thënë se është ai që ka kontrollin mes deputetëve të PD-së dhe jo Bardhi, gjë që me sa duket u lejua edhe nga Gazment Bardhi duke pritur për minuta të tëra ardhjen e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit