Home Sporti “Champions Le...

“Champions League”, ekipi i Partizanit mbërrin në Hungari. Supriza është prezenca e Eros Grezdës

64
0

Ekipi i Partizanit ndodhet në Hungari, pasi nesër (martë) për të luajtur ndeshjen e kthimit kundër Bate Borisov, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë arritën një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në “Air Albania” dhe tashmë kërkojnë kualifikimin për fazën tjetër.

Me ekipin binte në sy edhe prezenca e Eros Grezdës, i cili u përfol për dëmtim. Gjithsesi, nuk dihet nëse ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë i gatshëm.

Me ikjen e Bruno Telushit, Valentino Murataj pritet që të jetë kapiteni i ri i Partizanit. Lojtari 26-vjeçar ishte kapiten edhe në ndeshjen e parë kundër Bate Borisov deri në minutën e 75-të, kur në lojë hyri Telushi. Kapiten i parë mbetet Alban Hoxha, por për shkak se ai nuk është titullat, në fushën e lojës shiritin do ta mbajë Murataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit