Home Sporti Champions Lea...

Champions League, sonte Partizani luan dhe ka synim fitoren ndaj Bate Borisov

15
0

Sot në mbrëmje, Partizani kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.

Të kuqtë dominuan në kryeqytet, duke lënë shumë pak hapësira për kundërshtarin, megjithatë në fund nuk mundën të dilnin fitimtarë dhe për këtë arsye detyra për secilën skuadër do të jetë vetëm fitorja nëse duan të kualifikohen në turin e dytë të Champions League.

Ndeshja do të luhet në Hungari dhe pa praninë e tifozëve, kjo për shkak të dënimit të klubeve bjelloruse nga UEFA. Sa i përket formacionit, trajneri Zoran Zekic nuk pritet të bëjë ndryshime nga ndeshja e parë. Takimi do të luhet sot, në orën 20:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit