Home Sporti Colella: Erze...

Colella: Erzeni skuadër e rrezikshme, më në fund nuk do të lagemi

117
0

Të shtunën në orën 18:00 do të luhet dueli i javës së 31-të mes Erzenit dhe Partizanit. Trajneri i Të Kuqve, Colella ka analizuar gjendjen e ekipit të tij.

“Mendoj se një skuadër që nuk fiton prej disa ndeshjes, është më e rrezikshme nga të gjitha. Në këtë fazë që jemi, është normale që ndeshje të jenë të vështira. Takimi i fundit që fituam 3-0 ndaj Erzenit, nuk ishte i lehtë. Përveç Maguette, Selmanit dhe Sembene, nuk do të kemi mungesa, të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm.

Më në fund do të luajmë në një ndeshje që nuk bie shi dhe nuk do të lagemi. Problemi është mes Hotit dhe klubit të Partizanit, unë po jap më të mirën në punën që po bëj.

Hotin e kam pjesë të organikës dhe e konsideroj futbollist. Nuk mund të flas për përfundimin e kontratës së tij sepse edhe mua më përfundon në qershor. I bie që unë të mos punoj deri atëherë?”, u shpreh Colella.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit