Home KRYESORE Damian Gjiknu...

Damian Gjiknuri në Kongresin e PS: Të mos flasim me forcën e pushtetit, por të zemrave qytetare

433
0

Fjalimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri në Kongresin e sotëm

Të nderuar delegatë,

Të nderuar pjesëmarrës në këtë Kongres të Partisë Socialiste. 31 vjet më parë një grup intelektualësh kurajozë skicuan disa ide social-demokrate, në kushtet kur barra e trashëgimisë komuniste rëndonte fort e shpesh padrejtësisht mbi ta. Një nga ata qëlloi të ishte dhe im atë, duke nxitur në mendjen time 18 vjecare dilemën, cfarë i duhej një profesori univeristar të shkolluar jashtë, të dilte kundër rrymës së kohës që predikonte mes “fanfareve” sloganin “ne qeverisim bota na ndihmon”.?!

Ishin jo të paktë ata, që në ato vite të vështira tranzicioni për gjithë shoqërinë tonë, menduan se PS nuk mund të ishte tjetër, veçse një krijesë e re me ditë të numëruara. Por pikërisht falë atyre intelektualëve që hodhën ato ide, PS është ende, edhe sot, forca politike më vitale në vend.

1 PS me krenari është simboli i një force politike me ide të reja, të guximshme, shpesh edhe të debatueshme për shoqërinë në momente të caktuara, por gjithmon duke guxuar në përballjen e sfidave të së ardhmes, që edhe pse fsheh shumë të panjohura, nën drejtimin e PS është gjithmonë më e sigurtë. A ka patur gabime apo dështime në këtë rrugëtim të gjatë?! Padyshim që po. Por ne socialistët dimë mirë që as – “suksesi nuk është përjetshëm, ashtu siç dhe dështimet nuk janë fatale; ajo që mbetet është vullneti dhe kuarajo për të parë në sy të shkuarën ndërkohë që ecim drejt të ardhmes. Nëse do të doja të përkufizoja ethosin e socialistëve është pikërisht kjo , kurajo për të vazhduar drejt rruges sonë pamvaresisht vështirësive.

Shumë syresh kohët e fundit, tek shohin shkërmoqjen dhe kacafytjen e kundërshtarëve tanë politik, shtrojnë pyetjen, se përse PS si në opozitë, por dhe në qeverisje, pavarësisht debateve dhe përplasjes së ideve, ka dalë gjithmonë më e fortë 2 dhe më e ripërtërirë se me parë?! U them!! …është shumë e thjeshtë të “nderuar skeptikë e cinikë ”; mjafton të kultivosh ndërvite njësoj si bimët , kulturën e debatit dhe respektimin e ideve, pamvarësisht moshës dhe gjinisë; të prefereshosh lopatën që ndërton ne vend të kazmës që shkatërron; të urtësohesh kur të tjerët bërtasin, e të përdorësh arsyen në vend të forcës; të jesh i përulur në manifestimin e fuqisë së pushtetit, dhe të kuptosh që dhe fuqia e pushteti ka limitet e saj, e që kurrë nuk lartëson as njeriun e zakonshëm e as udhëheqësin, por nxjerr ne pah si vlerat por dhe dobësitë e karakterit. Kjo ështe ADN e Partisë Socialiste, dhe këtu gjen përgjigje dhe pyetja se përse kemi qën dhe mbetemi më të votuarit dhe përse jemi me të mirët. 3 Jo më pak se tre dekada më parë, të ishe socialist përballë revanshit të një të djathte të egër, ishte vërtet e vështirë.

Por të rinj e të reja, intelektualë, shkrimtarë e akademikë, ëndërrimtarë dhe idealistë, ndryshuan veten dhe partinë, për të ndryshuar më pas gjithë Shqipërinë. Vullnetarë dje dhe patronazhistë sot, që nga I riu që synon të anëtarësohet për herë të parë në partinë tonë e deri tek kryetari i saj, ne të gjithë së bashku, jemi jo thjesht zgjidhja e vetme, por e vetmja zgjedhje në Shqipëri. Historia e PS-së është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. E kemi nisur me kurajo nga zero, me një shtet të rrënuar që në themele, dhe sot kemi ndërtuar themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Ditëm të jemi opozitë konstruktive që qorton, poredhe ishim në dispozicion të shndërrimit të 4 qeverisjes në një hapësirë bashkëpunimi me vullnete që shkonin edhe përtej numrave tanë. Harmonizuam përvojën e të vjetërve me energjinë e të rinjve, bëmë bashkë pjekurinë me vitalitetin, vumë në të njëjtën rradhë senatorët me Freshistët duke mbajtur të re partinë. Besuam kur shumëkush na shihte me dyshim dhe nuk dyshuam kurrë në misionin tonë: – ne kemi nevojë të vetme Shqipërinë dhe Shqipëria ka gjithmonë nevojë për një politikë njerëzore. Ndërtuam ditë pas dite identitetin tonë shtetformues duke u bërë identikiti i shërbëtorëve publikë.

Luftuam betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u shndërruar në forcën me progresiste në vend dhe simbol të saj, dhe duke u kthyer në burim besimi, sigurie dhe garancie për zhvillim, shtetndërtim dhe 5 reformatorë të një shteti social. Trinomi aspak i shenjtë që nisi me tërmetin e 2019-ës, vazhdoi me pandeminë që gjunjëzoi botën dhe nuk po gjen fund me luftën që po rikrijon një botë të ndryshme nga deri më tani, ishin sprovat e mëdha me të cilat jemi në ballafaqim e sfidë pa asnjë shans tjetër, përveçse që t’i fitojmë së bashku dhe në emër e për hir të shqiptarëve. Ne sot mund të identifikojmë nevojën për një bashkëveprim më të mirë mes partisë dhe përfaqësimit të saj në çdo nivel të pushtetit, për të siguruar sukses dhe akses, për të prodhuar më shumë demokraci e mirëqenie dhe për të shmangur kurthin e partisë-shtet. Të bindur se demokratizimi i partisë është kusht parësor për demokratizimin e gjithë vendit, ne synojmë ta bëjmë organizatën tonë politike një shtëpi edhe më të hapur ndaj gjithkujt që afron 6 kontribut dhe nuk kërkon të sillet si agjent transaksional që vjel vetëm kontribute nga shoqëria. Të nderuar delegatë,

Eksperienca e fituar në këto vite të qeverisjes, por dhe sfidat e ardhshme që na presin duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme lokale , diktojnë nevojën dhe për adoptimin e rregullave të reja statutore që krijojnë më shumë fleksibilitet në vendimmarrjet e strukturave drejtuese të partisë, gjithmonë në funksion të objektivave elektorale; Kërkojnë hapësirë më të madhe për përfshirjen e shumë strukturave apo organizimeve të reja jashtë anëtarësisë tradicionale të PS, me synim përfshirjen e tyre graduale në Partinë Socialiste. Të tilla janë rrjetet rinore të sapo organizuara, apo grupime të tjera me baza moshe, gjinie apo profesioni jashtë organizimit tradicional të PS. 7 Pikërisht këtij qëllimi i shërben dhe Statuti i ri i përmirësuar, që i sillet këtij kongresi për miratim.

Qënia e gjatë në pushtet sjell rrezikun e vetkënaqësisë dhe rutinës, duke ulur aftësinë për te ndryshuar nga brënda, një recetë e domosdoshme që jetëgjatëson suksesin e një organizate, qoftë ne politikë apo në cdo fushë të jetës. Fiks dje, ishte koha që ne të riaktivizohemi në të gjithë territorin e Shqipërisë, për të pasur struktura vitale dhe në organizatën socialiste më të largët. Dhe pikërisht kësaj i sherben dhe vendimarrja e sotme që i hap rrugën procesit të rinovimit të strukturave drejtuese në cdo degë të partisë socialiste, për tu shtrirë më poshtë ne cdo njësie vendore, e deri te organizata më e vogël. Edhe strukurata e re ekzekutive që propozohet për herë të parë, këtij qëllimi i shërben, duke e bërë PS një parti moderne jo vetëm në ide por dhe në strukturë e organizim, e aftë jo vëtëm për të fituar zgjedhjet, por mbi të gjitha për t’u vetkorrigjuar gjithmonë. Besimi i qytetarëve tanë për një mandat të tretë qeverisës, duhet përkthyer padiskutim edhe në një përgjegjësi më të madhe për të dëgjuar shqetësimet, por dhe propozimet që na vijnë nga baza e partisë. Ato kanë nevojë të diskutohen në strukturat tona politike, pse jo, të reflektohen dhe në politikat tona qeverisëse. Këshillimi kombëtar është një instrument që u dëshmua i dobishëm, e u bë një fillim I mbarë që do të frymëzojë punë dhe ide të mira për shqipërinë.

Por përse mos të frymëzohemi nga këto procese të ngjashme e të marrim mendime nga antarësia dhe simpatizantët e partisë? Kush më mire se organizata bazë socialiste mund të japë opinione që reflektojnë shqetësimet e njerëzve të thjeshtë, apo të jenë syri vigjilent mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit qëndror e lokal në cdo cep të shqipërisë? 9 Me mjetet e sotme të komunikimit nepërmjet platformës së re digjitale të PS, kjo mund të realizohet fare thjeshtë nga cdo anëtar i partisë nga jugu në veri, duke e bërë anëtarin e partisë aksioner në cdo hap të qeverisjes së vendit. Partia Socialiste nuk është vetëm grupi i saj parlamentar, por gjithë anëtarësia dhe lidhja e saj me komunitetet dhe të gjithë grupet e interesit, arsimtarët, infermierët, pensionistët, artistët, minatorët, fermerët.

Kerkohet vetën një gjë, perfshirje, përfshirje, përfshirje në cdo hap të politikbërjes sonë. Të moshuarit dhe më të pamundurit duhet e të jenë në themel të politikës sonë të përditëshme, duke i shtruar pyetje vetes tonë, cfarë bëm sot më mirë për ta? Sepse për ne drejtësia sociale është qëllimi për të cilën jemi krijuar dhe motivi primar se përse ne duhet të kërkojmë të jemi akoma në pushtet. Vetëm kështu lartësohet emri Socialist. PS ka ditur të jetë dhe është forca politike më e hapur për gratë, gjysmës sonë më të mirë të shoqërisë. 10 Kabineti ynë qeveritar është kthyer model i mbështetjes dhe progresit të grave dhe vajzave në shoqëri. Kështu duhet të jetë edhe forca jonë politike, një derë e hapur për cilëndo vajzë dhe grua që dëshiron të na bashkohet dhe të kontribuojë.

Por jo kudo në territor ky proces kuptohet sic duhet, prandaj është sot momenti që në të gjithë organizatat socialiste gruaja të ketë të njëjten peshë dhe përgjegjësi në drejtimin e organizatës bazë. Afrimi i të rinjve në politikë është treguesi më qartë i edukimit qytetar, i demokracisë pjesëmarrëse dhe një garanci për të ardhmen e demokracisë. Sigurisht zhgënjimi i shumë të të rinjve duhet lexuar dhe si një mesazh për ne, për çfarë nuk kemi mundur të bëjmë dhe çfarë mund dhe duhet të bëjmë më mirë. Por indiferenca apo cinizmi i shprehur në mediat sociale nuk ështe zgjidhja që u bën më mirë të rinjëve.

11 Është e nevojshme që të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë domosdoshmërinë që duhet të marrin vetë në dorë fatet e tyre dhe të vizatojnë të ardhmen e tyre. PS ka qenë dhe do të jetë kurdoherë e hapur për të dëgjuar dhe për t’i integruar ata dhe unë nga ky kongres e kam një thirrje, … popullojeni partinë socialiste; behuni më shume brenda nesh dhe ndryshojeni sa të mundeni me energjinë tuaj. Më besoni, është shumë me e lehtë se sa ta ndryshosh ate nga jashtë. Në një shoqëri demokratike vendos shumica, por kjo nuk do të thotë se shumicat kanë gjithmonë të drejtë. Ndodh që e drejta qëndrron në anën e pakicë. Madje edhe më shumë se kaq, të drejtë ka edhe një individ i vetëm përkundër të gjithë të tjerëve. Partia Socialiste është rasti i duhur i një organizate politike që harmonia, solidariteti dhe vendosmëria për të ecur përpara, burojnë nga shkrirja e vullnetit të individit me ambicjen e pakicës dhe forcën e pakthyeshme të shumicës së antarëve tanë.

Partia Socialiste i është mirënjohëse gjithkujt që i ka 12 dhënë e i jep asaj diçka, sado të vogël, me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që kjo parti të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët. Tashmë na ndajnë vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, por problemi ynë nuk është të mundim kundërshtarët tanë; ne duhet të fitojmë garën me ambicjen tonë! Me bindjen që çdo gjë që arrijmë të bëjmë, është shumë më pak se ajo që duam të bëjmë! E taksa mundohen të përmbyll këtë fjalën time, ju përmenda në krye të herës tim atë, një socialist të vjetër, dhe tani më lejoni të përmend një At tjetër të gjithë ne socialistëve të paharruarin Dritero Agolli i cili thoshte : “Kush rreh gjoksin, tremb zemrën!” , Ne nuk duhet të rrahim gjoksin, por shpresojmë t’i vemë zemrën edhe më tej sfidave të nesërmes. Sepse jam i bindur që edhe punët e vogla për atdheun tonë të madh, mund të bëhen vetëm në emër të një kurajoje të madhe, e të një dashurie të madhe.

13 Ne socialistët shqiptarë i kemi të dyja. Kemi edhe kurajon edhe dashurinë. Sukses dhe mbarësi, motra dhe vëllezër, në këtë Kongres!!! Mirënjohje për punën dhe sakrificën e përditshmë që bëni, për të mire të Shqipërisë dhe të familjeve tuaja. Rroftë Partia Socialiste, Rroftë Shqipëria

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit