Home Sporti De Laurentiis...

De Laurentiis i pavendosur për trajnerin e ri, takon një tjetër emër të njohur

23
0

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, po vazhdon me një skenar të ngjashëm me atë të verës së kaluar për përzgjedhjen e trajnerit të ekipit. Pas një periudhe të gjatë intervistash për të zgjedhur trajnerin e ri, duke filluar me një ofertë për Igor Tudor, tashmë duket se presidenti po shtyn vendimin përfundimtar.

Edhe pse kishte dhënë një “po” fillestare për Igor Tudor dhe i ofroi një kontratë deri në qershor me opsionin e një viti shtesë, de Laurentiis po shton kohën e analizës së situatës. Pas shkarkimit të Rudi Garcias, numri një i Napolit planifikon një takim me Ëalter Mazzarrin.

Hezitimi i presidentit në realitet paraqet një analizë të thelluar të situatës, duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e zgjedhjes së trajnerit në një moment të ndjeshëm. Megjithëse zgjedhja e Igor Tudor ende duket e mundshme, de Laurentiis dëshiron të dëgjojë edhe opinionin e një trajneri të njohur dhe të besuar në futbollin italian.

Prandaj, ndërsa pritet komunikimi zyrtar me Tudor, presidenti po eksploron mundësinë e bisedave me Mazzarrin për të siguruar një zgjedhje të matur për drejtimin e pankinës së Napolit. /Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit