Home Bota Dëbimet e azi...

Dëbimet e azilkërkuesve, rrëfimi i 25-vjeçarit: Do të vrasim veten

205
0

Zahir u largua nga Iraku dy muaj më parë. 25-vjeçari hipi në një varkë për të shkuar në Mbretëri të Bashkuar, duke prekur bregun më 23 maj të këtij viti. Më pak se një muaj pasi shkeli në plazhet e Doverit, atij iu tha nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar se ai dhe një mik me të cilin udhëtoi, do të jenë në aeroplanin e parë për në Ruandë të martën.

Duke folur për ”Sky News” me telefon nga qendra e paraburgimit në ”Colnbrook House” pranë Heathrow, ai tha: Më thanë se do të shkosh në Ruandë nesër. Por ne pyesim ”pse të shkojmë nesër në Ruanda?”

Mundësitë për një sfidë ligjore po pakësohen dhe rritet akoma edhe më shumë mundësi që Zahiri të fluturojë 6000 milje drejt një kontinenti tjetër dhe në një të ardhme shumë të pasigurt.

”Unë nuk mund të ha, nuk fle, asgjë. Ne nuk duam të shkojmë në Ruanda. Zyra e Brendshme më pyeti “pse largohesh nga Iraku? Pse dëshiron të kërkosh azil?” dhe unë thashë vetëm që jeta ime është në rrezik”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit