Home Aktualitet Deputeti Agro...

Deputeti Agron Shehaj: S’jam këtu as për veten, as për Berishën!

88
0

Deputeti demokrat Agron Shehaj tha:“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë  e madhe na ka mbledhur, në Shqipëri nuk ka më të ardhme! Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund tu kthejë shpresën vetëm një alternative.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona në media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindin se në vend s’ka njerëz të ndershëm.

Ne nuk pajtohemi dot me plaçkitjen dhe blerjen e mediave, jo të dashur miq kështu bëjnë ata që s’kanë atdhe, ne jemi shumica!

Ky nerv është gjallë, e dëshmon prania juaj sonte dhe shumë të tjerëve që do na bashkohen, duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta e vetmja e jona”- përfundoi deputeti demokrat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit