Home Aktualitet Deputeti Sali...

Deputeti Salianji tregon çfarë po ndodh brenda selisë blu, flet për kolegët

1975
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se kolegët në selinë blu, po përpiqen që të gjejnë kanale komunikimi për t’i dhënë një rrugëzgjidhje situatës së pari me njëri-tjetrin dhe pastaj për të dalë në publik.

”Së pari besoj që kolegët që janë me këtë qëndrim janë ndër më aktivët publikë për çështjet e opozitarizmit. Nuk është se nuk jemi aktivë, por e them që përpiqemi të gjejmë kanale komunikimi për t’i dhënë një rrugëzgjidhje së pari me njëri-tjetrin dhe pastaj për të dalë në publik.

Mendojmë që interesi më i rëndësishëm është që PD dhe opozita të jetë e bashkuar për të mos krijuar këtë ndarje dhe përplasje në publik që në fund çon ujë tek qeveria dhe nuk i shërben opozitës.

Në situata ku ka tension është më mirë që të ulet tensioni dhe t’i japim dhe të kemi mundësi që të ndërtohen ura komunikimi. Nuk besoj që ka dikush prej kolegëve as qëllim as ambicie tjetër përveçse PD të jetë e bashkuar dhe që opozita të hyjë në shinat e duhura për t’i dhënë një lloj normaliteti edhe luftës politike në Shqipëri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit