Home Aktualitet Dialogu me Se...

Dialogu me Serbinë, Osmani zbulon detajet e dokumentit franko-gjerman

97
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje më të hollësishme rreth dokumentit franko-gjerman për dialogun me Serbinë. Në një konferencë për media ajo ka thënë se ky draft ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje.

”Ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm që në mënyrë intenzive të tejkalohen mendime dhe të arrihen marrëveshje”.

Osmani e ka mohuar qarkullimin e një “drafti gjerman” për Asociacionin. Por nuk ka mohuar se do të dekretoj marrëveshjen finale ku brenda saj do të jetë edhe Asociacioni që nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

”Do të nënshkruaj vetëm marrëveshjet që janë në përputhshëmri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit