Home Aktualitet Diell dhe tem...

Diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për sot

45
0

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit