Home Sporti Dinamo fiton ...

Dinamo fiton duelin për mbijetesës ndaj Skënderbeut, tifozët godasin sërish arbitrin anësor (VIDEO)

99
0

Dinamo ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, në duelin që ishte cilësuar si për mbijetesë. Goli i vetëm dhe i fitores për “blutë” e kryeqytetit u realizua në minutën e dytë nga Redon Mihana, i cili i dha sigurinë ekipit të tij.

Pjesa e parë e këtij takimi u dominua nga Dinamo, ndërsa në fraksionin e dytë Skënderbeu tentoi më shumë që të gjente barazimin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Edhe në këtë ndeshje kishte skena dhune, pasi tifozët goditën sërish arbitrin anësor. Dinamo merr vendin e tetë me 23 pikë, ndërkohë që Skënderbeu vijon të qëndrojë i fundit me 17 pikë të grumbulluara në 24 ndeshje.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit