Home Aktualitet Dinari, betej...

Dinari, beteja e re politike?

40
0

Vendimi për të ndaluar qarkullimin e dinarit serb ka drejtuar presionin ndërkombëtar nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që ky vendim të shtyhet. Në Prishtinë, lëvizja shihet edhe si një përpjekje e kryeministrit Albin Kurti për të minimizuar dëmin e shkaktuar me marrëveshjen e fundit për themelimin e Asociacionit.

Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb prej 1 shkurtit, përveçse vlerësohet si vendim pozitiv, shihet edhe si një veprim i kryeministrit Albin Kurti për të blerë kohë për të vonuar themelimin e Asociacionit. Shqetësues po konsiderohet fakti që Serbia dotë vijojë të financojë serbët e Kosovës në strukturat e tyre paralele.

“Kjo është edhe një betejë e Qeverisë së Kosovës për të minimizuar dëmin që ka bërë në veri, duke u mundur që vendimin e saj për të themeluar Asociacionin pa njohje nga Republika e Serbisë, tash ta minimizojë përmes veprimeve të tilla, por veprime të tilla nuk arrijnë ta nivelizojnë situatën”, thotë politologu Shkodran Ramadani.

Pavarësisht reagimit të Shteteve të Bashkuara që ky vendim për dinarin të rishikohet, nuk pritet që të ndryshojë diçka në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto vendime në fund të ditës nuk e ndryshojnë lojën, nuk janë faktor vendimtar sa i përket bilancit të marrëveshjes dhe dialogut Kosovë-Serbi”, shton Ramadani. Ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të shtyjnë zbatimin e vendimit pasi konsiderojnë se do të ndikonte negativisht te serbët në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit