Home Aktualitet Djali 24 vjeç...

Djali 24 vjeçar i shkëlqyer me mësime në SHBA, por sa vjen në Shqipëri mbyt të emën me qese plastmasi!

2829
0

Albi M, 24 vjeç, ia mori jetën nënës së tij duke e mbytur me plastmas të shtunën në Përmet. Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori. Fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë. Kur ka shkuar babai, ai është përpjekur të parandalonte krimin, por ishte tepër vonë. Pasi vrau nënën 65-vjeçare, Albi tentoi të arratisej, por u kap shumë shpejt nga policia.

I riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një firmë mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student ekselent, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune. Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe fqinjët në Përmet. Një prej banoreve është shprehur se viktima ishte shumë punëtore dhe se ngjarja i ka lënë pa fjalë.

“Ishte një grua shumë e mirë, shumë punëtore, e palodhur. Nuk dimë ç’të flasim. Kemi ngelur pa fjalë kur e morëm vesh. Jetonin këtu. Ajo shkonte në Amerikë dhe vinte edhe këtu. Jemi të befasuar”, u shpreh fqinja.

Djali erdhi nga SHBA dhe mbyti nënën e tij! Në SHBA ishte nga studentët më të mirë të shkollës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit