Home Aktualitet ”Do jet...

”Do jetë protestë masive”, Boçi: Skandali McGonigal-Rama ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve

59
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se në protestën e 11 shkurtit pritet që të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi sipas tij, janë të zemëruar për zhvillimet e fundit në vend. Për të skandali McGonigal-Rama ka shkaktuar këtë ndjesi tek qytetarët, ndërsa shtoi edhe se nuk është investim ndërkombëtar shkatërrimi i opozitës dhe eliminimi i institucioneve të pavarura.

”Janë kauza politike dhe të shoqërisë shqiptare. Nuk ka vend për polemika sepse në protestat e fundit shifrat janë kapur. Bulevardi është aty, ka dronë e kamera për t’u vërtetuar numri i protestuesve. Pjesëmarrja do jetë masive.

Informacionet vijnë në shumë anë, ka një angazhim edhe qytetar duke ditur shkallën e zemërimit të qytetarëve. Ne pretendojmë në bazë të të dhënave që në këtë rast pjesëmarrja të jetë më masive se ato që kanë qenë. Ne jemi në emergjencë politike e sociale, njerëzit do dalin aty. Shifra është arrirë edhe te protestat e shkuara.

Kërkesa është e madhe është rritur zemërimi i qytetarëve. Do vijnë edhe militantët, pse marsianë janë ata? Përgjigja ime është se zemërimi është i madh, reagimi është i madh dhe pjesëmarrja do jetë e madhe.

Është skandali Rama-McGonigal që e ka shkaktuar këtë ndjesi te qytetarët. Nuk është investim ndërkombëtar shkatërrimi i opozitës, janë eliminuar institucionet e pavarura. Unë po bëj argumentin e fakteve, kjo kërkesë për vrasjen e pluralizmit është e zgjatur ndër vite. Ne jemi në alarm të jashtëzakonshëm”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit