Home Sporti Doli pozitiv ...

Doli pozitiv me doping, UEFA pezullon për 3 muaj futbollistin polak që luajti ndaj Shqipërisë

315
0

Bartosz Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë (titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë), është pezulluar nga UEFA për tre muaj. Ka qene vetë klubi i Lech Poznanit, ku luan lojtari, që e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare.

Bartosz Salamon ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finaleve të Europa Conference League kundër Djurgarden. Lojtari nuk do të luajë në ndeshjen çerekfinale kundër Fiorentinës.

Bartosz Salamon mori informacion për rezultatin pozitiv të testit antidoping më 4 prill. Prania e klortalidonit, një diuretik i përfshirë në listën e substancave të ndaluara, u zbulua në trupin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit