Home Bota Dy të mitur q...

Dy të mitur qëllojnë me kallashnikov drejt policisë, 35 minuta shkëmbim zjarri

10
0

Një djalë 12-vjeçar ka dalë para gjykatës i akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë pasi dyshohet se ka hyrë në një shtëpi, ka vjedhur një armë AK-47 dhe ka qëlluar policinë.

Travis O’Brien dhe bashkëpunëtorja e tij Nicole Jackson, 14 vjeçe, thuhet se ishin armatosur me armë dhe më pas kanë qëlluar drejt policisë, pasi kishin ikur nga një jetimore në Volusia County, Florida, të martën në mbrëmje.

Gjatë një paraqitje virtuale në gjykatë të enjten në mëngjes, 3 qershor gjyqtari Michael Orfinger urdhëroi që 12-vjeçari, i cili përfaqësohet nga një avokat publik, të mbahet në paraburgim të sigurt për 21 ditë ose deri në urdhrin tjetër të gjykatës.

Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Video gjithashtu tregoi se si policët fshiheshin pas pemëve ndërsa dy të miturit qëllonin me plumba ndaj tyre. Zyrtarët gjithashtu dëgjohen duke u përpjekur të bindin të rinjtë të dorëzohen.

Sipas policisë, shkëmbimi i zjarrit zgjati për rreth 35 minuta. Autoritetet thonë se fëmijët ikën nga Shtëpia e Fëmijëve Florida United Methodist në Enterprise, të martën pasdite.

Sherifi Mike Chitwood tha se fëmijët “po dilnin për të vrarë policë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit