Home Sporti E ardhmja e M...

E ardhmja e Modric te Reali, reagon Ancelotti: Nuk e di nëse do pranojë të mbetet zëvendësues!

49
0

“Goli i Luka Modric ishte vendimtar të dielën në mbrëmje për t’i dhënë Real Madridit fitoren ndaj Sevillas, por e ardhmja e veteranit të mesfushës kroate në Bernabeu duket shumë e pasigurt.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, një situatë të cilën kroati e përjetoi edhe në sezonin e kaluar, por që vendosi ta rinovonte. Zërat në Spanjë thonë se ai do të mbetet në Madrid deri në verë dhe më pas do të largohet.

Në shtator Modric do të mbushë 39 vjeç, ideja e tij është të mbajë një rol drejtues ndërsa mbetet në Madrid, por planet e klubit në këtë drejtim duket se nuk janë të qarta.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje, trajneri i tij Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp : “E gjitha është në dorën e tij, varet nga ai, Toni Kroos apo Nacho.

Ai është një djalë i mirë, shumë modest, e dua por nuk e di nëse dëshrion të qëndrojë si zëvendësues. E kuptoj që është i trishtuar. Këmbët dhe energjitë i ka ende, por nuk është fundi i karrierës, pasi ka cilësi”, deklaroi Ancelotti.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit