Home Sporti E bujshme, Fe...

E bujshme, Ferrari “rrëmben” Lewis Hamilton nga Mercedes

341
0

Një lajm i bujshëm është dhënë sot nga britanikja “Daily Mail”. Sipas artikullit, Ferrari dëshiron të afrojë Lewis Hamilton dhe se aktualisht është duke negociuar me pilotin britanik të Mercedes një kontratë me vlerë 48 milionë euro.

38-vjeçari përfundon kontratën me Mercedes në fund të këtij sezoni dhe po joshet për të fituar titullin e tetë në karrierë te Ferrari, ish-skuadra e Michael Schumacher, me të cilin britanikët ndajnë rekordin e titujve (shtatë) në F1.

Afrimi i Hamilton paraqet dy skenarë te Ferrari: në të parën, britaniku do të ndante ‘garazhin’ me Charles Leclerc, duke ‘detyruar’ largimin e Carlos Sainz; në të dytën Leclerc shkon te Mercedes dhe Hamilton qëndron me spanjollin te Ferrari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit