Home Sporti E kërkojnë kl...

E kërkojnë klubet e mëdha, Leverkusen vendos për fatin e Wirtz

39
0

Florian Wirtz ishte një nga protagonistët e udhëtimit të shkëlqyer të Bayer Leverkusen të Xabi Alonso, i cili fitoi Bundesligën e parë në 120 vjet histori të dielën. Talenti vazhdon të impresionojë dhe nuk pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë në klubin gjerman.

Mesfushori me tipare sulmuese është në “syrin” e të gjitha klubeve të mëdha në Evropë, por “Aspirinat” nuk kanë synim që ta humbasin menjëherë.  Pothuajse çdo ditë qarkullojnë spekulime të reja për të ardhmen e tij dhe sot ka ardhur një konfirmim i rëndësishëm për të.

“Florian Wirtz do të mbetet me ne sezonin e ardhshëm. Plani është i qartë me babain e tij. Ka interes nga shumë klube, nuk mund të projektojmë shumë për të ardhmen. por do të mbetet”, tha Fernando Carro, drejtor i përgjithshëm i Bayer Leverkusen.

Në dhjetor, babai dhe agjenti i lojtarit, Hans, i tha Kicker : “Nuk po luajmë lojëra për të favorizuar askënd. Instinkti im më thotë se Florian është ende i ri dhe mund të rritet akoma. Leverkusen është perfekt për të vazhduar udhëtimin”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit