Home ShowBiz E martuar, Gr...

E martuar, Greta Koçi flet për jetën e re në Vienë

556
0

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Greta Koçi si rrallëherë vendosi të flasë për jetën private. Gjatë një interviste me Ermal Peçin për “Abc e pasdites”, tregoi se është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë, por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Partneri jeton atje, por më origjinë është shqiptar”.

Në lidhje me një dasmë të mundshme, Greta tha se mbetet ende diçka personale, por është në planet e afërta të çiftit. E pyetur në lidhje me një fëmijë të mundshëm, Koçi u përgjigj:

“Është normale, kur vjen një moshë dhe e konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit