Home Aktualitet E papritur, B...

E papritur, Beogradi “njohu” Kosovën si të pavarur për pak minuta. Qeveria serbe kërkon falje

362
0

Në mes të tensioneve të forta, qeveria e Serbisë e njohu për pak orë Kosovën si shtet të pavarur, teksa në faqen e saj zyrtare u publikua përkthimi në anglisht i planit 10-pikësh që u miratua në parlamentin vendas.

Kryeministrja Brnabic kërkoi falje, dhe këmbënguli që të krijohet bashkësia e komunave serbe. Ky postim qëndroi online për pak orë në websajtin qeveritar derisa reagoi opozita vendase. Më pas, postimi u hoq dhe u zëvëndësua me “Kosova dhe Metohija”. Në gjuhën angleze shkruhej se në këtë seancë parlamentare u fol për Republikën e Kosovës në kërkesën për themelimin e bashkësisë së komunave serbe në veri të saj.

Kryeministrja serbe Ana Brnabic e ka cilësuar kete publikim si një gabim të rëndë e të pafalshëm të përkthyesit zyrtar serb. Ajo theksoi se presioni ndërkombëtar mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje finale me Kosovën po rritet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit