Home Rajoni E vërteta e S...

E vërteta e Shqiprim Arifit? Ish-kryebashkiaku tregon se u shkarkua nga Aleksandër Vuçiç

42
0

Shqiprim Arifi, ish-kryebashkiaku i komunës së Preshevës ka folur hapur dhe ka treguar për herë të parë arsyet pse u shkarkua nga detyra. Më tej, Arifi theksoi se nuk do të vazhdojë më rrugën në politikë, por do të luftojë në nivel tjetër për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Shkarkimi im ka qenë arbitrar. Ka ndodhur në mes të natës së të premtes së kaluar dhe pas kërcënimit publik të Vuçiç në drejtim timin dhe të shqiptarëve. Ka shumë arsye për shkarkimin tim, por 24 orë para tij më vendosën gjobë për vendosjen e flamurit kombëtar. Po shkarkohem për vendosjen e flamurit si dhe për denoncimin e politikave antishqiptare në Luginën e Preshevës. Vuçiç po na habit çdo ditë e më shumë, si ne ashtu edhe ndërkombëtarët.

Unë kam vite që ndihem i kërcënuar dhe kjo ka qenë pjesë e punës sime këtu. Por, kur Presidenti i një shteti që ka marrë pjesë në organizimin e aktit terrorist në Banjskë bën kërcënime publike, unë pres gjithçka nga ai. Ndoshta, ende nuk ka përfunduar procedura që po ndjek ai ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Duhet të qëndrojmë syhapur në javët në vijim”, tha Arifi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit