Home ShowBiz E veshur me t...

E veshur me të zeza, Mbretëresha Elizabeth rikthehet në detyrat publike

147
0

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë është rikthyer sot në publik pas disa javësh pushimi të këshilluara nga mjekët, gjatë të cilave ajo u detyrua të qëndrojë në spital 24 orë.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Përkujtimit të së dielës në memorialin Cenotaph të Londrës, ndërsa kombi kujton të vdekurit e luftës.

Buckingham Palace konfirmoi të enjten se monarkja 95-vjeçare ishte mjaft mirë për të marrë pjesë.

“Ashtu si në vitet e mëparshme, Madhëria e Saj do ta shikojë Shërbimin nga ballkoni i ndërtesës së Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit”, thuhet në deklaratën e pallatit.

Këtë vit ceremonitë i rikthehen shkëlqimit të tyre tradicional, me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë veteranëve dhe qindra ushtarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit