Home Aktualitet Edhe Shalsi n...

Edhe Shalsi në krah të Veliajt për transportin e gjelbër: Do i ofrojë qytetarëve të Tiranës një shërbim shumë cilësor

21
0

Edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi ka shprehur mbështetjen e tij sot, gjatë në seancës plenare, për marrëveshjen e Bashkisë së Tiranës me KFW për finacimin e projektit “Transporti i Gjelbër i Tiranës”. Shalsi tha se kjo marrëveshje do i ofrojë Tiranës një shërbim shumë cilësor sa i përket transportit urban.

“Njerëzit nuk dallohen nga fjalët vetëm, por dallohen nga veprat, nga gjurmët që lënë. Tirana ka qenë me fat që për këto vite ka pasur edhe kryeministrin edhe kryetarin e bashkisë në një linjë. Lërini organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, përballuni me argumentat. Po shihja disa nga statistikat, një nga dy rajonet, Tirana me numrin më të lartë të vizitorëve për vitin 2023 në të gjithë Europën. Po si ndodhi kjo, rastësisht? 130 nacionalitete jetojnë sot në Tiranë dhe për ato që nuk e kuptojnë çfarë do të thote kjo gjë, se mund të thonë një është nga një vend i largët, një është nga një tjetër. Ka një korrelacion midis numrit të nacionalitetit lart dhe faktit se sa tërheqës është qyteti”, tha Shalsi.

Deputeti Shalsi deklaroi më tej se Tirana është duke u shndërruar në një pol tërheqës, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjërë.

“Dilni pak, shikoni se çfarë bëhet nëpër rrugë. Shikoni pak statistikat e hotelerive, shikoni pak abnb, shikoni pak se çfarë po thuhet për Tiranën, shikon sa krenarë duhet të jemi që kryeqyteti ynë ka vepra sot që flasim që janë nderuar me çmime ndërkombëtare. Deri para pak kohësh u matëm dhe pamë se çfarë vizioni kishit ju për Tiranën, paradokse”, u shpreh Shalsi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit