Home KRYESORE Edmond Spaho ...

Edmond Spaho përgëzon Erion Veliajn: Ka përmirësim të dukshëm në pastrimin e Tiranës

567
0

Ndodhi edhe kjo, PD-ja lavdëron kryebashkiakun e Tiranës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliajt për pastrimin e qytetit të Tiranës.

Gjatë seancës dëgjimore për “Buxhetin e vitit 2022” në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

“Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, tha Spaho.

Në fakt kryebashkiaku Veliaj ka folur dje dhe tha se do ta mundë opozitën në çdo palë zgjedhje vendore në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit