Home KRYESORE Eduard Selami...

Eduard Selami: Basha mund të mbijetojë në këtë përplasje me Berishën

197
0

Eduard Selami ndër të tjera në “VOA” duke folur për përplasjen Berisha-Basha thotë se “Basha mund ti mbijetojë në këtë katrahurë ku është PD”.

Ja se çfarë Selami: “Unë mendoj që Basha edhe mund t’i mbijetojë. Sepse aty janë parti kryetarësh. Janë si puna e atyre kalave, ku vet Saliu e ka vënë atë atje. Por nuk është ky thelbi dhe nuk është kjo ajo, që pritet nga Partia Demokratike si forcë e parë. Partia Demokratike nuk duhet thjesht të shohë se si të shkëputet nga Sali Berisha. Kjo shkëputje tashmë është kryer. Kapitulli i Berishës është mbyllur. Berisha është e kaluara dhe një e kaluar jokrenare. Nuk është ai e ardhmja. Ata duhet të shikojnë përpara. Basha duhet të shikojë përpara. Ka edhe një shans të vogël që mundet. Mendoj se do ta ketë të vështirë, por nuk mund t’ia heq, dhe koha do ta provojë”- thotë ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami për radion “Zëri Amerikës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit